Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se ai “ndoshta” do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme.
“Ne ndoshta do të shihemi javën e ardhshme,” tha ai në një fjalim të shkurtër para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Ai përsëriti se synon të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë fushatës së tij, Trump premtoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë menjëherë pas kthimit të tij në pushtet.Kujtojmë, Zelensky tha këtë javë se ai ishte i gatshëm të negocionte drejtpërdrejt me Putin, por deklarata u hodh poshtë nga Kremlini, duke e konsideruar atë “fjalë boshe”.