4.9 C
Tetovo
E hënë, 3 Shkurt, 2025
BallinaLajmeLiridon Disha pyet Kasamin, cilin premtim nga kampanja zgjedhore keni mbajtur? (VIDEO)

Liridon Disha pyet Kasamin, cilin premtim nga kampanja zgjedhore keni mbajtur? (VIDEO)

Koordinatori i grupit të këshilltarëve në kuvendin komunal të komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, Liridon Disha përmes postimit të një video materiali të intervistës së Bilall Kasamit në Alsat, ka theksuar se Kasami ka mashtruar Tetovarët. Në videon e publikuar Kasami premton ndërtimin e shkollave për mësim me një ndrim, këshilltari Disha thotë se Kasami ka mashtruar qytetarët e Tetovës,shkruan Top24

Premtim bosh parazgjedhor. Dështim total, gënjeshtër me bisht!

BDI – ndërtoi Shkollën Fillore Naim Frashëri, nisi ndërtimin e shkollës fillore në Sellcë, renovoi shkollën në Gajre, renovoi shkollën Liria dhe Istigball, ndërtoi Çerdhen e fëmijëve te Kirili dhe Metodi, Pishinën e fëmijëve te qendra sportive, renovimin e shkollave fillore e të mesme dhe kopshteve të fëmijëve, vendosjen e paneleve solare nëpër shkolla.

Ky njeri i gënjeu Tetovarët dhe NUK BËRI ASGJË PËR 4 VJET!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments