5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM-ja “bojkton” Talat Xhaferin, shtyhet interpelanca për Spasovskin

LSDM-ja “bojkton” Talat Xhaferin, shtyhet interpelanca për Spasovskin

Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski sot nuk është paraqitur në takimin e rregullt koordinativ që mbahet çdo të hënë në Kuvend me kryetarin e institucionit ligjvënës, Talat Xhaferin,  transmeton Gazeta Lajm

Ndërkohë, mësohet se edhe grupi parlamentar i LSDM-së ka refuzuar të merr pjesë në dy seancat plenare të caktuara për sot, në shenjë revolte për shkak se Xhaferi nuk e vendosi në votim heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, thonë burime nga LSDM-ja.

“Kjo nuk është çështje e Kuvendit, por e Gjykatës. Kuvendi duhej që brenda tri ditëve të prononcohet për kërkesën për masën e paraburgimit për Veljanovskin. Por, Xhaferi nuk e vendosi në rend dite kërkesën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë sot në seancat plenare. Nuk duam të shërbejmë si alibi për të arsyetuar marrëveshjen evidente mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së” i kanë thënë portalit Plusinfo burime nga LSDM-ja.

Bëhet e ditur se Kuvendi ka shtyrë dy seancat plenare të caktuara për sot për shkak të mungesës së deputetëve të LSDM-së.

Ka dështuar edhe interpelanca për ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments