5.8 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Ali Ahmeti nuk e mbajti premtimin për dorëheqje, është i...

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti nuk e mbajti premtimin për dorëheqje, është i harxhuar.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka kritikuar Ali Ahmetin për mosmbajtjen e premtimit të tij për t’u tërhequr nga politika pas anëtarësimit të vendit në NATO.
Në intervistën për emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5, Mexhiti kujtoi se Ahmeti në vitin 2015 kishte deklaruar se do të largohej nga skena politike pas përfundimit të këtij procesi, duke i lënë vendin gjeneratave të reja për të çuar përpara integrimin evropian të vendit.
“Ai paralajmëroi se do të tërhiqej pas anëtarësimit në NATO, por nuk e bëri. Ai duhej të largohej në atë moment, gjë që do të vlerësohej si nga ata që e kanë mbështetur, ashtu edhe nga ata që e kanë kundërshtuar. Do të kishte vendosur një standard të ri në politikë. Mirëpo, ai vazhdoi të merret me politikë, duke konsumuar gjithnjë e më shumë veten,” tha Mexhiti.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati për lidershipin dhe ndryshimet brenda BDI-së po bëhet gjithnjë më i ashpër, ndërsa figura të rëndësishme brenda partisë kanë filluar të kërkojnë një qasje të re politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments