8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKaosi në Kuvend, përplasje për 123 ligjet në procedurë

Kaosi në Kuvend, përplasje për 123 ligjet në procedurë

123 ligjet në rend dite në seancë plenare kanë shkaktuar ngecje dhe ngatërresa të procedurave dhe vonesë prej rreth tre orëve në fillimin e saj. Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës të cilat fillonin që në Komisione ishin arsye edhe për mungesë kuorumi në plenare për disa orë.

VMRO-DPMNE-ja fillimisht refuzoi të hynte në sallë kurse gjendjen herë pas herë e kontrollonte koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski.

Opozita vazhdon të kundërshtojë miratimin e shpejtë të një sasia kaq të madhe të ligjeve.

Mos e fajësoni VMRO-DPMNE-në sepse ju nuk ditët të organizoheni dhe nga Qeveria të vinin ligjet në kohë dhe tani pesë ditë pune para përfundimit të mandatit të kësaj qeveria në largim, bëni presion edhe mbi deputetët edhe mbi opinionin me arysetimin se VMRO-DPMNE-ja ua pengon ligjet”-tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Miliona herë kam folur këtu për keqpërdorim nga ana e kryetarëve të komisioneve që seancën e caktojnë në të njëjtën kohë me seancën plenare. Edhe gjendja është seancën e sotme është nga keqpërdorimi i tillë i njërit prej kryetarëve të komisioneve. Të gjitha materialet që i kam marrë pas 16 dhjetorit unë jam i detyruar t’i vendos si propozime në rend dite”-theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit .

Seanca vazhdoi pa praninë e opozitës maqedonase kurse shumica i miratoi pjesën më të madhe të ligjeve në rend dite. Shumë prej këtyre propozim/ligjeve kanë të bëjnë me harmonizimin e tyre me ligjin për sanksione me të cilin parashikohet ulja e dënimeve për disa vepra kundërvajtjeje. Përplasje kishte edhe në Komisionin për punë dhe politikë sociale në të cilën pushteti dhe opozita akuzonin njëri-tjetrin se bllokon procesin dhe rritjen e pensioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments