5.5 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeMashtrim i ri në internet, mos bini pre: TAV nuk shet valixhet...

Mashtrim i ri në internet, mos bini pre: TAV nuk shet valixhet e harruara për një euro

Një tjetër mashtrim në serinë e mashtrimeve është shfaqur në rrjetet sociale. Kësaj radhe Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit thuhet se po i shet valixhet e harruara që janë aty për më shumë se 6 muaj me çmim prej një euro për të liruar hapësirën. Klikimi i postimit të çon në pyetje me të cilat “dëshmon” se je person real dhe më pas në pagesën prej një euro, transmeton Portalb.mk.

Kompania TAV që menaxhon aeroportin e Shkupit, logoja e së cilës është keqpërdorur në postim, thotë se së shpejti do të lëshojnë një deklaratë për të paralajmëruar opinionin për mashtrimin.

Krijuesit e këtij postimi po tentojnë t’ua marrin paratë qytetarëve në mënyrë të organizuar, madje komenteve u përgjigjen se është e vërtetë, se kanë marrë valixhe.

“Faleminderit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për një promovim kaq të mrekullueshëm, në valixhen që bleva kishte syze DIOR dhe një aparat fotografik. Dhe ishte vetëm 1 euro, e rekomandoj”, shkruhej në një nga postimet.

Në një tjetër, një mashtrues e falënderon atë në aeroport, edhe pse ka pritur dy javë për të mbërritur valixhja.

Një i tretë, vlerëson se ka fituar të paktën 65 euro në këtë mënyrë.

Mashtruesit shpërndajnë gjithashtu fotografi të valixheve të supozuara që morën plot me rroba.

Në tetor të vitit të kaluar u shpërnda mashtrim i njëjtë ku thuhej shiten valixhe të humbura me çmimin prej 123 denarësh. Kur klikohej në linkun në postim, ai të çonte në një faqe të rreme, që kishte për qëllim të mashtrojë përdoruesit e rrjetit social Facebook se po marrin pjesë në një “lojë shpërblyese” ku do të marrin një nga valixhet e humbura të paraqitura në foto, për një çmim prej 123 denarësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments