5.5 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt...

Ali Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë takimit me qytetarët në Çashkë ka thënë se maqedonasve nuk duhet t’i pengojë shqipja dhe avancimi i shqiptarëve meqë shqiptarët nuk janë të ardhur. Ai më tej, tha se nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do i mbetet ky vend, duke aluduar në prejardhje bullgare të maqedonasve.

“Unë jam shumë i dëshpëruar kur dëgjoj debate të intelektualëve, të analistëve e publicistëve, të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Ata i mundon shumë pse shqiptarët e kanë ndryshuar statusin e vet politik në këtë vend dhe nuk janë më qiraxhinj në shtëpi të vet por janë bërë zot në shtëpi të vet. Atyre u pengon përse shqiptarët kanë gjuhën e vet, flasin gjuhën e vet, shkruajnë gjuhën e vet, kanë administrator shqiptarë, kanë policë, kanë ushtarakë, kanë ushtarë, do të thotë, kanë përfaqësim në të gjitha institucionet, i shoh me gjuhën e gjarprit flasin sikur ky shtet është vetëm i maqedonasve. Por nuk shkon ashtu, se nuk është vetëm i tyre. Në këtë shtet shqiptarët nuk janë ardhacakë. “Pse shqiptarët këtu të flasin shqip, pse nuk flasin arabisht algjerianët në Francë, pse nuk flasin turqisht turqit që janë 6 milion në Gjermani. Këta po të duan të flasin shqip le të shkojnë në Shqipëri”. Po të ja nisim kështu, hajde dikush të shkojë në Bullgari, dikush të shkojë në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend ne?”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

https://www.facebook.com/share/r/14pZQcDL2X

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments