3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeA do të kërkojë VLEN-i largimin e Stoilkoviqit pasi përdori “Kosova dhe...

A do të kërkojë VLEN-i largimin e Stoilkoviqit pasi përdori “Kosova dhe Metohija” në kumtesë⁉️ Shaqiri: E drejtë e Mickoskit që të kërkojë përgjegjësi

Në Daily Click, Rijad Shaqiri u pyet nëse do të kërkesë nga VLEN që Stoillkoviq të shkarkohet si ministër pasi në një deklaratë Kosovën e quajti “Kosova dhe Metohija”, Shaqiri tha se do t’ia lëmë kohës por që bëri të ditur se do të kërkojnë sqarim në lidhje me deklaratën. Shaqiri tha se, nëse deklarata ka qenë nga kabineti, është e drejtë e kryeministrit që të kërkojë përgjegjësi.

“Është e drejtë e z.Mickoski si kryeministër që të kërkojë përgjegjësi, nëse ajo deklaratë ka qenë deklaratë e kabinetit qeveritar, apo e kabinetit të ministrisë së tij, nëse privatisht e ka thënë, ajo është diçka tjetër. Sigurisht se liderët e VLEN-it do të kërkojnë sqarim nga ana e z.Stoilkoviq për këtë deklaratë, të jeni të sigurt për këtë”, tha Shaqiri.-Mirë, mund rikonstruimi i parë i qeverisë mund të shikojmë ndonjë presion nga VLEN-i që ky person të ndërrohet?

 -“T’ia lëmë kohës”, u përgjigj ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments