2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeVazhdojnë shpërnguljet, nga Kumanova ikën edhe 174 nxënës

Vazhdojnë shpërnguljet, nga Kumanova ikën edhe 174 nxënës

Shpërngulja e qytetarëve për një jetë më të mirë vazhdon. Dhjetëra autobusë për çdo ditë nisen nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Gjermanisë, ose të ndonjë shteti tjetër të Europës.

Në total, 174 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë janë çregjistruar në fund të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2024/25, për shkak se janë shpërngulur me familjet e tyre jashtë vendit. Nga këta, 111 fëmijë kanë lënë shkollat fillore, ndërsa 63 shkollat e mesme.KOMUNA E KUMANOVËS

“Numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2024/2025 është 13.454 nxënës, prej të cilëve në shkollat fillore janë 9.610 nxënës dhe në shkollat e mesme 3.844 nxënës. Në fund të gjysmës së parë të vitit shkollor 2024/25 janë çregjistruar 174 nxënës“.

Nga Sektori për Arsim në Komunën e Kumanovësa shprehin shqetësimin që trendi i largimit të familjeve të reja nuk ka rënë as këtë vit shkollor, përkundrazi, vazhdimisht po marrin kërkesa për çregjistrimin e nxënësve.

KOMUNA E KUMANOVËS

“Qytetarët po e braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë, atje ku gjendja socio-ekonomike është më e qëndrueshme. Migrimi nuk është i pranishëm vetëm tek ne, por është një trend në të gjithë shtetin, madje është një trend global, dhe ne këtu nuk mund të bëjmë asgjë”.

Shumë nga çregjistrimet ndodhën në shkollat me numër më të madh nxënësish, kryesisht në zonat e qendrës së qytetit.

Gjendja është e ngjashme edhe në shkollat e Likovës, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments