2.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeBashkëpunoi me VMRO/ Levica përjashton nga partia Drejtoreshën e Bibliotekës

Bashkëpunoi me VMRO/ Levica përjashton nga partia Drejtoreshën e Bibliotekës

 “Levica” njofton se ka përjashtuar nga partia Snezhana Stojçevskën – Drejtoren aktuale të Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Miladinovi” në Shkup, për shkak të, sic thuhet, ndikimit korruptiv dhe klientelist, luksit me para popullore dhe bashkëpunim me armikun popullor VMRO-DPMNE-në.

“Është inicuar vendimi disiplinor për shkak se ajo, në marrëveshje sekrete me DPMNE-në dhe Ministrin për Pushtet Lokal në Qeverinë e Mickoskit, Zlatko Perinskin – si pretendues për kandidat në pozitën e Kryebashkiakut të Shkupit, është kapur në vepër derisa po kurdiste konkurset e punësimit, kishte keqpërdorur autorizimet për realizimin e interesave personale dhe të interesave të Ministrit Perinski” – thonë nga “Levica”.

Nga “Levica” thonë se janë zbuluar punë të pandërgjegjshme të Stojçevskës, që ka rezultuar me uljen për 30% të leximit të librave, por edhe harxhime të parave të buxhetit për udhëtime të dyshimta me Aeroplan, kurse e gjithë kjo ka kulminuar me skandalin e mbylljes së ndërrimit të tretë të vendleximeve për studentët, në kulmin e sesioneve të provimeve, që ndodh për herë të parë në histori.

“Levica” kërkon dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme të Stojçevskës nga funskioni Drejtore e Bibliotekës, dhe nëse këtë nuk e bën, I bëjnë thirrje publike Kryebashkiakes Danela Arsovska, që menjëherë të shkarkohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments