Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, sot ka qenë në një tubim masiv me qytetarë të Obiliqit.
Ai para të pranishmëve ka thënë se Qeveria e VV-së duhet të ndërrohet, sepse nuk ka prodhuar rezultate, raporton Klan Kosova.
Hamza qytetareve të cilëve iu drejtua, ua lë një epitet: “Obiliqi është zemra e energjisë, ju i jepni dritë krejt Kosovës”.
Ai premtoi mbështetje për zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë bizneset, por edhe punëtorët. /Klankosova.tv