0.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Janar, 2025
BallinaLajmeRama u drejtohet emigrantëve: Kthehuni, Gjermania është bërë e vështirë për ata...

Rama u drejtohet emigrantëve: Kthehuni, Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne, kafen e kanë si lëng gështenjash (video)

Të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ishin Dhurata dhe Sofo.

Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës.

Mes diskutimeve dhe batutave mes tyre dhe kryeministrit, çifti thanë se kanë një djalë që punon jashtë vendit, në Gjermani, ndërsa vajzat jetojnë në Shqipëri, ku e ndihmojnë herë pas here me biznesin.

Ai po punon si marangoz në Gjermani, ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Kryeministri ‘e kritikoi’, duke bërë thirrje që të kthehej në vendin e tij.

Ajo kafja e gjermanëve është sikur pi lëng gështenje”, tha Rama.

“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do t’i dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh.

Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ça bën ai atje Gjermani, marangoz, e mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu. Është bërë e vështirë në Gjermani për gjermanët, jo më për ne”, shtoi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments