Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017.
Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon portali “tetova1”.
Pak minuta para orës 24:00, derisa fliste koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski , në një video të publikuar nga TV21 shihet se si deputeti i BDI-së Artan Grubi nga ulëset e lëviz dorën.secondat 43-55
Mënyra se si e lëviz dorën fitohet përshtypja se i thotë kryeparlamentari Talat Xhaferit që ta ndërpres seancën, ose mundësia tjetër i drejtohet deputetit të VMRO-së Micevski që ta lëshoj foltoren e parlamentit.
Vetëm 25-30 sekonda pasi e bëri këtë lëvizje të dorës deputeti Grubi, kryeparlamentari Xhaferi e ndërpreu seancën. /tetova1