Patrulla e policisë qëndron në hyrje të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, përcjell TV21. Po selektohen veturat që mund të nisen drejt Kodrës së Diellit, marrë parasysh të reshurat e dendura të borës që kanë kapluar vendin. Për shkaqe sigurie, policia nuk po e lejon kalimin e automjeteve të rënda dhe automjeteve që nuk kanë pajisje dimërore.“Gjendemi në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit. Nga mëngjesi makinat e rënda janë ndaluar për qarkullim në këtë rrugë, ndërsa një patrullë e Sektorit për Punë të Brendshme, tani për tani lejon vetëm veturat që kanë pajisje dimërore apo zinxhirë”, raporton TV21.