Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se me të po fillon dhe një kapitull shprese, uniteti dhe progresi.
Hamza po ashtu deklaroi se vizioni i PDK-së i ka rrënjët në punë, e puna është pjesë e ADN-së së tyre.
“Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë. Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë! Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.