6 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeNga e marta, ministritë në protestë/ Në grevë edhe Prokuroria! Qeveria dhe...

Nga e marta, ministritë në protestë/ Në grevë edhe Prokuroria! Qeveria dhe sindikatat përplasen për pagat

 Dita e dytë e grevës në Prokurorinë shtetërore, ndërsa rreth 4000 punonjës nëpër ministri dhe institucione tjera të sektorit publik do të dalin në protestë nga e marta. Ata kërkojnë nënshkrimin e kontratave kolektive që do t’u sigurojë rritje pagash prej 30%.Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) apelon Qeverinë që të ulet dhe të arrihet marrëveshje që të mos ketë largim shtesë të punëtorëve nga sektori publik. Ata thonë se janë të vetmit të përjashtuar nga rritjet e viteve të fundit. Paga bazë për këto punë, me arsim të lartë, është 26.000 denarë.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në emisionin Biznes 21, tha se ministrat nuk kanë siguruar para në buxhetin e tyre për rritje të pagave. Këtë e bënë vetëm Qeveria dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, duke marrë rritje prej 30%.

Sipas AOGJSH, punonjësit e ministrive të kulturës, mjedisit, bujqësisë, vetëqeverisjes lokale, transformimit digjital, administratës publike, ekonomisë dhe punës, Entit Shtetëror të Statistikave, Arkivit Shtetëror dhe institucioneve të tjera do të dalin në protestë nga e marta. Protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments