8.3 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Janar, 2025
BallinaLajmeA do të ketë shkarkime në Këshillin Gjyqësor?! Kallajxhiev: Nuk e dinë...

A do të ketë shkarkime në Këshillin Gjyqësor?! Kallajxhiev: Nuk e dinë çfarë është ndarja e pushtetit

Paralajmërimet e kryeministrit, Hristijan Mickoski në periudhën e kaluar se pas festave po mendohet të ndërmarrin hapa për Këshillin Gjyqësor, hapën dilemën nëse mund të ketë shkarkime në këtë trup, posaçërisht pasi që para festave të fundvitit në Kuvend u miratua raporti negativ për punën e Këshillit Gjyqësorë. Profesori universitar Gordan Kallajxhiev, paralajmërimet e tilla i vlerësoi si “inkuizicion spanjoll” dhe se me këtë shkelet parimi i ndarjes së pushtetit, ndërsa problemi me Këshillin gjyqësor është i tepërt. Qeveria në vend që të konfrontohet duhet të krijojë kushte më të mira, vlerëson ai.

Por si do të zgjidhet problemi në gjyqësor dhe me korrupsionin e lartë në të. Edhe kryetari i sapoemëruar i Këshillit gjyqësor Aleksandar Kambovski paralajmëroi pastrim në radhët e gjykatësve që e kanë shkelur ligjin, madje tha se bëhet fjalë për 10,15,20 gjykatës. Kryeministri Mickovski nuk deshi ta komentojë deklaratën e Kambovskit.

Kallajxhiev mendon se është gabim i madh ajo që pushteti emëron njerëz të tij dhe bën partizim të drejtpërdrejt me çka problemi nuk zgjidhet por thellohet edhe më shumë. Me këtë pushteti tregon se nuk di se çfarë do të thotë termini shteti i së drejtës, thotë Kallajxhiev.

Përndryshe, para festave të Vitit të Ri, anëtarë të rinj të Këshillit u zgjodhën Ariton Ala nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip. Ristova është bashkëshortja e kryetarit të Radovishit, Aco Ristov i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments