1 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeStudimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë për sa i...

Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë për sa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve

Shqipëria ka nivelet e gjobave më të ulëta në Europë për shpejtësinë, me vetëm 9.50 euro. Vendi ynë renditet i pesti më pak i rreptë në kontinent për dënimin e drejtuesve të automjeteve, me një vlerësim të ashpërsisë prej 26.94 pikë nga 100 në total.

Studimi, i kryer nga faqja zvicerane Vignettesëitzerland.com, ka analizuar të dhënat nga burimet zyrtare të qeverive dhe autoritetet kombëtare të transportit për të krahasuar dënimet e shoferëve në të gjithë Europën, duke përfshirë gjobat për shpejtësinë, shkeljet për mosvënien e rripit të sigurimit, shkeljet e dritës së kuqe, kërkesat e vinjetës*, drejtimin e makinës në gjendje të dehur dhe  përqindjen e përmbajtjes së alkoolit në gjak.

Në rajon gjobat janë më të larta, ku kryeson Kosova me dënime më të ashpra.

Shtetet më dënimet më të ashpra në Europë.Danimarka kryeson listën me një rezultat të ashpërsisë prej 83,81 pikë, duke pasur gjoba të konsiderueshme për shpejtësinë e lejuar (135 €) dhe një nga më të lartat për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur (670,27 €).

Norvegjia renditet e dyta me rezultatin 82.46. Ky shtet zbaton gjobën më të lartë për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit me 867 euro.

Spanja vjen e treta me një rezultat prej 75.00, e cila vendos një gjobë prej 200 eurosh për shpejtësinë dhe përdorimin e telefonit celular.

Sllovenia dhe Holanda përfundojnë pesëshen e parë me rezultate përkatësisht 71.53 dhe 70.79. Të dy vendet kanë gjoba veçanërisht të larta për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Franca, e renditur në vendin e tetë, vendos gjobën më të lartë të drejtimit në gjendje të dehur me 4500 euro, dukshëm më e lartë se vendet e tjera europiane, duke treguar një qëndrim veçanërisht të rreptë ndaj kësaj vepre penale.

Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Azerbajxhani, janë të vetmet shtete europiane që zbatojnë një politikë të tolerancës zero, me një kufi 0,00% të përmbajtjes së alkoolit në gjak (BAC), duke vendosur standardin më të rreptë për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur në Europë./Monitor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments