Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kryerjes së procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi fizik dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizik, në lidhje me procedurën e ndërtimin e Teatrit dhe Biblotekës së Tetovës. Bëhet fjalë për personat fizik me iniciale S.SH., H.F., A.A. dhe B.M.
“Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 në Tetovë, i akuzuari i parë S.SH. si pronar dhe menaxher i personit të akuzuar juridik (kompanisë) nga Tetova, së bashku dhe sipas marrëveshjes së mëparshme me të akuzuarin e tretë H.F., atëherë drejtor i Institucionit Nacional – Qendra për Kulturë “Iljo Anteski-Smok” – Tetovë dhe me të akuzuarin e katërt A.A. – kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, e më pas u.d. i Qendrës së Kulturës, me vetëdije manipuluan me rregulloret dhe rregullat e procedurës për dhënien e kontratës së prokurimit publik dhe shpërdoruan pozitën dhe autoritetin zyrtar. Me veprimet që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër, të dyshuarit për personin juridik të dytë të pandehurit kanë realizuar përfitime të mëdha të pasurisë, në shumë prej 832.983.064,00 denarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.