3 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI : Izet Mexhiti: Nënshtrim, manipulim dhe “himri” i tij

BDI : Izet Mexhiti: Nënshtrim, manipulim dhe “himri” i tij

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon hipokrizinë e Izet Mexhitit, i cili sot nga Kuvendi ka tentuar të shmangë përgjegjësinë për nënshtrimin e tij ndaj VMRO-DPMNE-së dhe miratimin e narrativave monoetnike në sistemin arsimor.

E vërteta është se këshilltari në Veles, i cili votoi për himnin, është pikërisht njeriu i Izet Mexhitit, i cili ishte pjesë e BDI-së për shkak të tij dhe më pas u largua bashkë me të. Ky fakt nuk mund të mohohet, pavarësisht tentativave për manipulim dhe hedhje të fajit diku tjetër.

Edhe më qesharake është paaftësia e Mexhitit për të shqiptuar fjalën himni, të cilën ai e quan “himri”. Si mund të mbrojë ai shqiptarët nga poshtërimi, kur nuk arrin as të artikulojë fjalët e duhura?

Izet Mexhiti dhe grupi i tij treguan sot edhe një herë se janë të paralizuar nga urdhrat e patronëve të tyre të VMRO-së dhe nuk kanë guxim të mbrojnë interesat e shqiptarëve. Nënshtrimi dhe paaftësia e tyre janë të qarta për të gjithë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbetet zëri i shqiptarëve dhe mbrojtësi i dinjitetit të tyre në çdo institucion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments