7.4 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVMRO -DPMNE : BDI dhe LSDM të deklarohen nëse e mbështesin apo...

VMRO -DPMNE : BDI dhe LSDM të deklarohen nëse e mbështesin apo jo arratisjen e Grubit

MRO-DPMNE-ja kërkon nga BDI-ja dhe LSDM-ja që të deklarohen për arratisjen e Grubit, nëse e mbështesin ose jo. Sipas kësaj partie është për keqardhje tentimi i Grubit për të bërë pazare me drejtësinë me qëllim që të shmang paraburgimin.

“BDI dhe LSD ta dënojnë arratisjen e kriminelit të listës së zezë të SHBA-së, Grubi dhe t’i bëjnë thirrje të kthehet. BDI-ja duhet të tregojë nëse e mbështet arratisjen e kriminelit të listës së zezë të SHBA-së, Grubi. LSD si shërbyes besnik gjithashtu duhet të tregojë nëse e mbështet arratisjen e Grubit. Është e turpshme se si Grubi tenton të bëjë pazare me Gjykatën nëse do të shkojë në paraburgim ose jo. Edhe përkundër faktit që është i vetëdijshëm për kriminalitetin e bërë, edhe përkundër faktit që është ndërkombëtarisht i njohur si i korruptuar dhe kriminel ai megjithatë dëshiron të bëjë pazar me drejtësinë. Është mëse e qartë se Grubi nuk ka asnjë gram moral e as përgjegjësi pasi u arratis në vend që të ballafaqohet me argumentet para Gjykatës”, deklaroi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments