6.9 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaOpinionHulumtim: Urbanizmi, sektori më i prekur nga korrupsioni

Hulumtim: Urbanizmi, sektori më i prekur nga korrupsioni

Në tetë komunat më të mëdha të vendit urbanizmi është sektori më i prekur nga korrupsioni. Sabina Fakiq nga Qendra për komunikim qytetar tha se rezultatet e një hulumtimi trevjeçar të kryer në këto komuna rezulton se rreziku nga korrupsioni ka të bëj me dhënien e lejeve për ndërtim, shitjen e parcelave ndërtimore e deri te shfrytëzimi i objekteve sportive.

“Shumica e komunave kanë Planin e Përgjithshëm Urbanistik më të vjetër se 20 vjet, edhe pse dokumentet e planifikimit duhet të zgjasin deri në 10 vjet. Planet e detajuara urbane në pjesën më të madhe, d.m.th., edhe dy të tretat e të gjitha komunave ndryshohen me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë, që do të thotë se komunat nuk planifikojnë fare planifikim urban, por është pasojë e interesave të kompanive të ndërtimit dhe individëve”, deklaroi Sabina Fakiq, Qendra për komunikim qytetar.

Ajo theksoi se në bazë të rreziqeve të konstatuara të korrupsionit në të gjitha këto komuna, Qendra ka përgatitur një propozim për masat që duhet të ndërmarrin komunat në periudhën e ardhshme për uljen e korrupsionit.

“Reduktimi i korrupsionit është vërtet një sfidë në kushtet kur jemi dëshmitarë se me dekada mungon sanksionimi i korrupsionit. Në kushtet kur korrupsioni rezulton një biznes “profitabël”, nuk mund të presësh nga pala tjetër që të mund të ndikosh në çdo masë siç janë propozimet tona në drejtim të prezantimit të politikave të reja dhe forcimit të kapaciteteve të stafit për të vepruar me integritet dhe të mos lejojnë që t’i nënshtrohen ryshfetit dhe të kenë konflikt interesi”, tha Sabina Fakiq, Qendra për komunikim qytetar.

Manastiri, Kërçova, Kumanova, Negotina, Strumica, Tetova, Çairi dhe Shtipi janë komunat të cilat u përfshinë në hulumtimin Mbrojtja nga korrupsioni, perspektiva dhe zgjidhje në nivel lokal i cili u realizua me ndihmën e Mbretërisë së Holandës. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments