2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: Nën pretekstin e gjuhës shqipe, opozita po nxitë destabilizim! Qytetarët...

Afrim Gashi: Nën pretekstin e gjuhës shqipe, opozita po nxitë destabilizim! Qytetarët mos të bëhen viktima të këtyre përpjekjeve, ne jemi kujdestarë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi tha se, opozita po nxitë destabilizim nën pretekstin e gjuhës shqipe por shtoi se, këto janë përpjekje të dështuara, përcjell TV21. Gashi u bëri thirrje qytetarëve që siç thotë, të mos bëhen viktima të këtyre përpjekjeve pasi qeveria ka siguruar stabilitet.

Kryeparlamentari tutje tha se, qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi janë kujdestarë të përkushtuar të paqes dhe bashkëjetesës.

“Nxitjet për destabilizim, që e kanë burimin te opozita e dëshpëruar shqiptare, ndërsa preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, janë përpjekje të dështuara dhe ëndrra të perënduara të politikanëve që, në mungesë të ofertës politike dhe drojës nga përgjegjësia, shpëtimi e kërkojnë në planet për destabilizim, sajimin e pakënaqësive qytetare dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Kjo është arsyeja që t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëhen viktima të këtyre përpjekjeve. Kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri ka siguruar qëndrueshmëri stabile të marrëdhënieve ndëretnike, andaj nuk do të lejojmë që askush ta dëmtojmë atë me të cilën ne mburremi si shoqëri dhe si shtet – kohezionin ndëretnik.Ne jemi kujdestarë të përkushtuar të paqes dhe bashkëjetesës, andaj qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar”, tha Afrim Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments