Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i bënë thirrje Qeverisë dhe Hristijan Mickoskit që mos ta prekin gjuhën shqipe sepse ajo, siç ka thënë, është e vjetër mbi 8 mijë vjet. Sela thotë se doli e vërteta se nuk cënohen vetëm tre nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por komplet ligj. Gjithashtu referuar kundërshtarëve të tij politik që janë në pushtet, tha se nga ata është thënë se është Gjykata Kushtetuese që po e bënë këtë gjë, por siç shtoi doli se iniciativa për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhës kishte qenë e VMRO-DPMNE-së.
“Thirrni mendjes dhe mos e prekni gjuhën shqipe, gjuhë e cila nga burime arkeologjike dhe zbulimet e bëra daton mbi 8 mijë vite këtu në këto troje. Dhe kur ju ta bëni të paktën nji të shtatën e këtyre 8 mijë viteve në këto troje, atëherë mund të flasim në lidhje me gjuhën shqipe. Dhe bashkë me këtë gjuhë, në këto troje, kanë qenë gurrë të mbirë, jo të hedhur nga diku edhe shqiptarët. Kanë rrezistuar me mijëra vite e s’po ju rezistokan ju për këto 5-6 muaj qeverisje të cilat po i bëni ose unë nuk e dij edhe sa qeverisje të tjera do të rezistojnë”, ka deklaruar Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sela shprehet se politikëbërësit në pushtet patën thënë se sa i përket gjuhës shqipe deri sa janë ata aty, nuk do të preket gjuha shqipe, por në anën tjetër nëpërmjet gjykatësve kushtetues u bë me dije siç thotë soli se komplet ligji është në pyetje.