2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI: Për dy dekada, Izet Mexhiti shfrytëzoi pozitat që ia dhamë, tani...

BDI: Për dy dekada, Izet Mexhiti shfrytëzoi pozitat që ia dhamë, tani në mënyrë hipokrite flet për “thyerjen e mitit të BDI-së”

Nga BDI kanë reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti, për, siç e quan ai, thyerje të mitit që “BDI duhet të jetë vazhdimisht në pushtet”. Integristët e cilësojnë këtë si hipokrizi, pasi thonë se Mexhiti për dy dekada ka shfrytëzuar funksionet që i janë dhënë nga BDI.

“Për dy dekada, Mexhiti shfrytëzoi pozitat që i dha BDI – si nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit dhe tre mandate si kryetar komune – për të realizuar interesat e tij personale dhe të klanit të tij familjar.  Por njerëzit nuk janë naivë. Shqiptarët e dinë mirë se Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe keqqeverisjes. Ai është fytyra e asaj që pengoi zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në Çair dhe më gjerë. Tani, me fjalët e tij boshe për “thyerje mitesh”, ai përpiqet thjesht të fshehë paaftësinë dhe dështimin e tij për t’iu përshtatur standardeve të reja të llogaridhënies.Ai nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për këtë. Revolti i tij ishte vetëm paknaqësia pse ai nuk mundeshte të jetë pjesë e qeverisë së BDI-së dhe arsyeja është e qartë: ai nuk mundi të kalonte testin e integritetit dhe transparencës që BDI dhe procesin e gjerë të vetting-ut kundër korrupsionit që kërkojhet nga çdo përfaqësues i partisë dhe qytetarëve. Izeti Mexhiti nuk e ruajti dot pozicionin e tij, jo sepse BDI është “mit”, por sepse veprimet dhe mënyra e tij e punës nuk përputheshin me standardet e reja të transparencës dhe përgjegjshmërisë. Pikërisht për këtë arsye ai vendosi të largohej nga partia dhe të krijonte të tijën, me të vetmin qëllim – të hynte në qeveri me çdo kusht, pavarësisht mungesës së legjitimitetit”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments