Nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike të amvisëritë pritet të rritet deri në 1%, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski. Për këtë ka papajtueshmëri nga EMV të cilëve shteti u ka borxh 40 milionë euro, por Bislimovski tha se ky borxh ngadalë do të kthehet përmes çmimeve për distribuimin e rrymës. Si kjo do të ndikojë sipas blloqeve, do të dihet deri në Vitin e Ri.
Duke pasur parasysh se tashmë e dimë edhe çmimin që e paraqiti EMV në tenderin te furnizuesi universal, që është 62 euro për megavat/orë, unë nuk pres se do të ketë rritje më të madhe se 1% të çmimit mesatar të energjisë elektrike për amvisëritë”, deklaroi Marko Bislimovski – kryetar i KRRE.
Përndryshe në seancën e sotme të KRRE-së në pjesën e taksës së distribuimit që paraqet pjesë e konsiderueshme në faturat për energji elektrike, është sjellë vendim që të ulet. Paraprakisht kjo taksë ishte 2,3 denarë ndërsa tani do të jetë 2,14 denarë.
“Ajo pjesë që është më e rëndësishme dhe që ka të bëjë me amvisëritë dhe konsumatorëve të vegjël, pjesa e taksës së distribuimit, duke e përfshirë këtu edhe transferimin dhe distribuimin, atje kemi ulje për 7%. Në lidhje me çmimet e tjera mesatare, çmimi i MEPSO-s për transferim të energjisë elektrike rritet për 5,68%. Çmimi i distribuimit të energjisë elektrike ulet për 5,52%”, shtoi kryetari i KRRE Marko Bislimovski.
Në lidhje me tarifën ditore Bislimovski sqaroi se analizat kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon dhe në bursën tonë janë më ulëta në periudhën nga ora 12 deri në orën 6. Duke pasur parasysh se amvisëritë tona tashmë janë mësuar ta përdorin tarifën e lirë, deri në pranverë gjendjen do ta lëmë ashtu siç është, dhe në bazë të gjendjeve në EMV do të sjellim vendimet e mëtutjeshme, tha Bislimovski.