4.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKreshnik Bekteshi: Iu dogj lokali këshilltarit të BDI-së i cili doli kundër...

Kreshnik Bekteshi: Iu dogj lokali këshilltarit të BDI-së i cili doli kundër mësimit të gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se djegia e lokalit të këshilltarit të BDI-së në Kumanovë mund të ketë prapavije për inate politike, pasi po i njejti ka reguar kundër vendosjes së gjuhës rusë në shkollat fillore të Kumanovës,

“Nuk është djegur vetëm një lokal në Kumanovë, mirëpo është pikërisht lokali I një këshilltari të BDI-së, Fitor Jakupit, në qytetin e Kumanovës. Nëse dalin tash deklarata nga MPB se qenkan bërë për pastrimë hesapesh, atëherë le të dalin dhe të tregojnë se për çfarë hesapesh po bëhët fjalë”, tha Bekteshi.

Bekteshi i quajti shqetësuese edhe thirrjet anti-shqiptare nga huliganët.

“Z.Fitor Jakupi reagoi ashpër ndaj kryetarit të Kumanovës për gjuhën ruse që të bëhet pjesë e shkollave fillore në Kumanovë dhe pikërisht po të njejtit këshilltarë ia ndezin dyqanin dhe padyshim kjo është nxitje, sepse po shihim që huliganët po bëjnë thirrje anti-shqiptare. /tvklan.mk

Ai shtoi poashtu se deklarata e ministres së MASH-it, Vesna Janovska është ofenduese ndaj shqiptarëve dhe se duhet dënuar nga VLEN-i.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments