7 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon LSDM: Mickoski shpalli poshtërim historik të punës së punëtorëve shëndetësorë

Reagon LSDM: Mickoski shpalli poshtërim historik të punës së punëtorëve shëndetësorë

Sot Hristijan Mickoski shpalli poshtërim historik të punës së punëtorëve shëndetësorë kanw reaguar nga LSDM.! Njoftimi i tij është për një rritje minimale, pra më të ulët historikisht, prej 10% krahasuar me rritjen e mëparshme të pagave.

Të ardhurat totale të mjekëve specialistë nga viti 2017 deri në vitin 2024 së bashku me kujdestarit janë rritur nga 100-160%. pas korrigjimit të koeficientëve nga LSDM.

 LSDM-ja e rriti pagën bazë të mjekëve specialistë për 40 për qind, të infermierëve nga 20 deri në 23 për qind, të mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind dhe të punëtorëve shëndetësorë për 15 për qind. Vitin e kaluar në tetor është nënshkruar Marrëveshja me sindikatat e shëndetësisë për rritje të re të pagave për punëtorët shëndetësorë, e cila është dashur të jetë mbi 20%, dhe atw tani menjëherë, e jo Mickoski të bëjë matematikë të keqe. Punonjësit shëndetësorë meritojnë respekt dhe paga për një jetë dinjitoze, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments