19 nëntori për maqedonasit njihet si dita e Çlirimit të Tetovës, mirëpo për shqiptarët është dita e dorëzimit të pushtetit nga forcat e përbashkëta nacio-çlirimtare tek ato serbo slave të masakruan dhe torturuan shqiptarët.
E për të shënuar këtë festë, në qytetin e Tetovës u festua me këngë e valle, duke kujtuar luftëtarët maqedonas, e duke thurrur laved për ta.
Një ndër ta që ka reaguar me krenari për këtë festë është dhe kryetari i degës së VMRO-DPMNE-së në Tetovë, Angel Karapetrov.
Ai shkruan në Facebook se Tetova festoi 80 vjetorin e çlirimit të atdheut, Maqedonisë.
Kujtojmë se me ardhjen e forcave partizane në Tetovë, shumë shqiptarë u burgosën, torturuan dhe u masakruan tek Monopoli i qytetit,
Historianët shqiptarë edhe pse kanë mbledhur vazhdimisht informacione për këto masakra, ende nuk dihet një numër i saktë se sa qindra shqiptare u masakruan tek Monopoli i Tetovës. /tvklan.mk