6.6 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti: Zgjerimi i rrugëve Kosovë-RMV, obligim për lëvizje të lirë dhe ekonomi

Kurti: Zgjerimi i rrugëve Kosovë-RMV, obligim për lëvizje të lirë dhe ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të përbashkëta, por ajo më e rëndësishmja është aspirata për tu integruar në NATO dhe BE.

Tutje, Kurti falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e saj të vazhdueshme kundrejt Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe në integrimin në organizata tjera ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.

“Sigurinë e kemi të ndërlidhur, dhe sfidat mund t’i adresojmë bashkë e t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët Procesi i Berlini është kuadri që na bashkon e na afron drejt Bashkimit Evropian Republikat tona kanë shumë të përbashkëta por ajo që prin është aspirata për tu bashkuar në BE dhe bashkëpunimi me NATO-n”, u shpreh Kurti.

I pari i qeverisë po ashtu shton se zgjerimi dhe ndërtimi i rrugëve ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është më se i rëndësishëm, si për lëvizje më të lirë të njerëzve, ashtu edhe për ekonominë.

“Së bashku po përmirësojnë edhe infrastrukturën. Mirëpresim përfundimit e autostradës Kosovë-Maqedoni e Veriut, edhe 10 kilometrat e fundit. Zgjerimi dhe ndërtimi i rrugëve është obligimin edhe ndaj ekonomisë edhe ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve”, u shpreh Kurti.

Kurti bën me dije se kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe ai do të nënshkruajnë dy momerandume dhe një protokoll, marrëveshje këto për arsim, lëvizje të lirë dhe energji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments