6.6 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: BDI kishte inate të pakuptimta me Vetëvendosjen! Me VLEN në qeveri...

VLEN: BDI kishte inate të pakuptimta me Vetëvendosjen! Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në Prishtinë

Duke e komentuar mbledhjen ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që sot mbahet në Prishtinë, nga VLEN lavdërohen duke thënë se fakti që mbledhja po mbahet në kryeqytetin e Kosovës, dëshmon se marrëdhëniet me Kosovën po thellohen. Nga VLEN thonë se marrëveshjet që janë nënshkruar nga qeveritë e kaluara nuk janë zbatuar ngase BDI-ja ka pasur, siç thonë nga VLEN, inate me partinë që qeverisë Kosovën, gjegjësisht me Vetëvendosjen.

“Kështu që, vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë
ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të
qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë
përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që
na rrethojnë. Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të
bashkëpunimit rajonal. Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.
Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë
politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj
çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut –
Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë. Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga koalicioni faktorizues në qeveri VLEN.
Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin
Kurti. Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në
Prishtinë!”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments