4.9 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak,...

Ali Ahmeti: Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak, Prishtina e Tirana ta ngrisin zërin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar sonte në Negotinë të komunës së Vrapçishtit.

Nga atje ka bërë thirrje deri te Prishtina dhe Tirana që ta ngrisin zërin, pasi siç thotë, “Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak”.

“Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbrojë gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar. Shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë. Do t’i  bllokojnë rrugët e Maqedonisë së Veriut. Presim që gjatë mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Kosovës ta ngrisë çështjen e gjuhës shqipe. Reagim presim edhe nga të gjitha partitë në Kosovë, siç presim reagim edhe nga Tirana”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments