3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMustafa Hajrullahi-Prokurori e lartë Publike: Pezullimi im është orkestruar nga Kocevski për...

Mustafa Hajrullahi-Prokurori e lartë Publike: Pezullimi im është orkestruar nga Kocevski për shkak se nuk jam gjunjëzuar para presioneve

Qëllimi i kallëzimit penal të ngritur ndaj meje nga prokurori publik republikan është që të më heshtë dhe të më mënjanojë, si dhe t’i heshtë edhe kolegët e tjerë që veprojnë në përputhje me ligjin, deklaroi sot kreu i suspenduar i Prokurorisë së lartë Publike Mustafa Hajrullahi. Lidhur me hetimin e hapur nga prokuroria ndaj tij, ai gishtin e drejton nga prokurori publik Ljupço Kocevski, të cilin e akuzon se ka bërë presion ndaj tij në lidhje me rastin e bonuseve të PSP-së.

“Më 19 shtator, prokurori publik republikan në cilësinë e prokurorit të lartë publik më thirri në zyrën e tij dhe më tha se në lidhje me rastet i PSP-së duhet të sjell vendim me të cilin do të vërtetohet vendimi i shkallës së parë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe se nuk duhet t’i jepet vetia e të dëmtuarit parashtruesit të kallëzimit penal, respektivisht partisë politike VMRO-DPMNE”, deklaroi Mustafa Hajrullahi, shef i suspenduar i Prokurorisë së lartë publike në Shkup.

Hajrullahi thotë se ndjekja ndaj tij është orkestruar nga Kocevski për shkak se nuk është gjunjëzuar para presioneve, ndërsa akuzoi se ka qenë pikërisht vajza e Kocevskit ajo që ka dhënë informacione konfidenciale për opinionin për mbikëqyrjen në prokurorinë e lartë, për të cilën është publikuar në media video incizim. Hajrullahi tha se incizimin e ka marrë nga një informator që nuk e njihte. Nga Prokuroria demantojnë çdo presion mbi Hajrullahin dhe pretendojnë se nuk ka pasur dhënie të informacioneve konfidencial në publik.

“Ndaj prokurorit publik Hajrullahi, i cili nuk është aspak prokuror publik kompetent në rastin e bonuseve në PSP-së, zhvillohet hetim për vepra konkrete penale. Edhe një herë, e përsërisim se asnjë informacion konfidencial apo ndonjë informacion tjetër në lidhje me mbikëqyrrjen e kryer nuk është “dhënë” nga Prokuroria Publike. Raporti nga mbikëqyrja e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup këto ditë i është dorëzuar Prokurorisë Publike dhe tashmë është shqyrtuar”, njoftojnë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria shtojnë se raporti tani duhet t’u kthehet prokurorëve në mënyrë që ata të vendosin për të gjitha pikat e mbikëqyrjes. Në lidhje me video incizimin, në të cilin dyshohet se kinse një gazetareje i jepen informacione konfidenciale nga mbikëqyrja, nga Prokuroria thonë se procedura është në vazhdim dhe se tashmë kanë indikacione të caktuara për personin që e ka filmuar. Ndryshe, dje Hajrullahi është suspenduar nga posti i shefit të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale – maltretim në kryerjen e shërbimit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai është denoncuar nga punonjës në prokurorinë që ai e drejton. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments