10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski reteron nga hiç-fare: Nëse do të ketë rritje të energjisë elektrike...

Mickoski reteron nga hiç-fare: Nëse do të ketë rritje të energjisë elektrike nuk do të jetë më shumë se 3%

Edhe pse kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk do të rritet çmimi i rrymës, ai sot tha se është e mundur të kemi rritje të rrymës nga 1 në 3 për qind.

Pritjet e tilla Mickoski i bazon në konsolidimin gradual të EMV-së që është bërë në katër-pesë muajt e fundit, gjendjen me sasitë e thëngjillit, prokurimin e gazit natyror…

“Nuk pres një rritje prej 10, 15 apo 20 për qind siç është në shumë vende të rajonit dhe të Evropës. Pres që nëse do të ketë rritje do të jetë i parëndësishëm në intervalin prej një deri në tre për qind”, tha Mickoski.

Mickoski pret që EMV të konsolidohet plotësisht në fund të 2025 ose në fillim të 2026.

Të premten pritet që EMV të dorëzojë ofertën e saj tek Furnizuesi Universal, pas së cilës duhet të merret vendimi për çmimin e energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments