4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBllokohet kanali për ujitjen e tokave në Tetovë! Bujqit e revoltuar protestojnë,...

Bllokohet kanali për ujitjen e tokave në Tetovë! Bujqit e revoltuar protestojnë, Kasami premton zgjidhje

Në lagjen “Dardania” në Tetovë,  po ndërtohet murit muri mbrojtës i lumit “Shkumbin”, por këto ndërtimi kanë bllokuar kanalin i cili e çon ujin në tokat pjellore të pollogut.  Për shkak kësaj një pjesë e tokave kanë mbetur pa ujë për ujitje. Të revoltuar bujqit protestuan, duke thënë se mbi 200 hektarë tokë nuk do të mund të ujiten nëse nuk hapet kanali.

 “Ja faturimi i pagesës së farës së patateve, më se tre tonë janë të paguara, nga 135 denarë vetëm fara e patates. Por të ujitura nuk kanë qenë vetëm shkak i këtyre qasjeve për ndërtim, të kreut të komunës fillimisht. Të njëjtin hall e kemi pas edhe vitet e shkuara por jemi gjendur me gurë e gjëra që të nxjerrim ujë. Këtë problem dikush duhet ta zgjidh. Këto duhet ta zgjidhin, sepse nëse nuk zgjidhet, unë për veten time, dhe familja ime duhet të na thonë të mos mbjellim në pranverë, sepse kam bë investime më shumë se 700.000 denarë”.

 “Te komuna kemi qenë, tek Ministria e Bujqësisë kemi qenë, ata e hedhin topin herë andej e herë këndej, premtojnë shumë, asgjë s’bëjnë. Nga 2017 vet jemi munduar por me këtë gjendje as një pëllëmbë s`mund të ujitim. Bisedohet për mbi 200 hektarë tokë që mbesin të vdekura”.

 “Ujin e kemi pengesë tani, bëjnë biznese tjera, ndërsa bizneset e vogla s’merren parasysh. Kush është më i forti fiton. Vetëm ne si familje kemi 230 hektarë me misër, patate e tjera. Më duket se në pranverë si mos merret parasysh protestat, do të marrim kuferat”.

Përmes një statusi në facebook kryetari i komunës Bilall Kasami tha se po kërkojnë zgjidhje për të siguruar ujë për këto toka.

“Në lagjen “Dardania” për të parë nga afër punimet në ndërtimin e murit  të lumit “Shkumbin” gjatësia e të cilit do të jetë 2km, nga Bulevardi “V.S.Bato” deri tek mbikalimi i autostradës Tetovë – Shkup. Poashtu, paralelisht me ndërtimin e murit do të gjejmë zgjidhje afatgjate edhe për bujqit që në këtë pjesë të lumit sigurojnë ujitjen e tokave bujqësore, si dhe problemin shumëvjeçar me kanalizimin e hapur në këtë pjesë të qytetit”,  shkroi Kasami.

Kërkuam sqarim nga Ministria e Bujqësisë, nga ku fajin e hedhin te përbërja e kaluar e Drejtorisë së ekonomisë së ujërave. Paralajmërojnë zgjidhje vitin e ardhshëm.

 “Drejtoria për ekonominë e ujërave ka pasur probleme dhe vështirësi në kuadër të funksionimit të saj si drejtori andaj ne si Ministri kemi nda mjete bashkë me ministrinë që ta ndihmojmë, sepse është me rëndësi për mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjeve. Tani ka paga dhe ka filluar punët me disa punëtorë që vitin që vjen të dalin në terren dhe si drejtori të funksionojë si duhet, sepse gjithë kanalet e ujitjes varen nga mirëmbajtja e tyre andaj nëse bujqit nuk kanë ujë s’mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre”, tha Flakron Bexheti, zv.ministër I Bujqësisë.

Ndërkohë bujqit u kërcënuan se nëse nuk rregullohet kanali për ujitje, ata do të marrin edhe masa më radikale duke bllokuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Komunën e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments