7.9 C
Tetovo
E premte, 8 Nëntor, 2024
BallinaLajme52 milion eurot e para nga BE-ja – Vendi duhet të përmbushë...

52 milion eurot e para nga BE-ja – Vendi duhet të përmbushë disa kushte

Për të fituar 52 milion eurot e para nga BE-ja për zbatimin e agjendës së reformave për periudhën 2024-2027, vendi duhet të përmbushë disa kushte, të miratojë ligjet e duhura dhe të formojë strukturat e saja të zbatimit dhe monitorimit.

Kjo ishte porosia e ambasadorit të BE-së Mikalis Rokas, para deputetëve në Kuvend, ku u diskutua për agjendën e reformave dhe planin e rritjes të BE-së.

Rokas tha se plani i rritjes siguron qasje progresive në tregun e përbashkët e BE-së dhe siguri më të madhe për një rrugë më të besueshme drejt unionit.

“Sfidat që na presin janë vendosja e strukturave nacionale për zbatim, monitorim dhe raportim. Duke i ditur kapacitetet e dobëta administrative të shtetit, bashkëpunimi dhe koordinimi me Ministrinë për Cështje Evropiane dhe Ministrinë e Financave do të jetë të një rëndësie kyce për tu arritur rezultatet e nevojshme. Pasja e sistemeve të duhura për kontroll dhe ndjekje të zbatimit të agjendës së reformave tashmë merret parasysh edhe në planin e rritjes, edhe rregullat e tij dhe sistemi që duhet të vendosë vendi”, tha Mikalis Rokas, ambasador i BE-së.

Kuvendi duhet të miratojë ratifikim të instrumentit dhe marrëveshjes për huamarrje që të mundet ta kërkojë financimin për reformat, gjashtu edhe strukturat e zbatimit dhe monitorimit.

“Zbatimi i reformave do të ndiqet me vëmendje. Do të vendoset një strukturë nacionale kompetente për ta kontrolluar zbatimin dhe mekanizma për monitorim të cilat janë në përputhje me kërkesat e dokumentit për rritje të BE-së. Qeveria dhe ministria për cështje evropiane do të sigurojë kushte që të arrihen qëllimet e vendosura kurse progresi i reformave do të jetë transparent dhe i qasshëm për opinionin”, u shpreh Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila ju bashkua debatit, tha se bashkëpunimi i minsitrisë përkatëse me Kuvendin është shumë i rëndësishëm kurse në zbatimin e agjendës, duhet të bëhet kujdes për sektorin e biznesit, për agjendën e gjelbër.

“Duhet të shohim që mos mbingarkohemi me shumë projekte sepse shumë e rëndësishme është që të vendosen prioritet. Nuk mund të jenë të gjithë të rëndësishme. Prioritizimi është shumë i rëndësishëm që mos na ndodhë të kemi dëshira të parealizuara. I pash afatet dhe në fillim u tremba. Pastaj e kuptova se ajo tregon respekt për aftësinë e vendin tonë. Afatet janë të shkurtra por kjo do të na mbajë në hap me kohën”, theksoi Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Këto diskutime rreth agjendës së reformave do të përsëriten çdo gjashtë muaj dhe sipas nevojës edhe më shpesh.

Agjenda përfshin hapa konkret për reforma në adminsitratën publike, tranzicionin e gjelbër, dixhitalizim, sundim I ligjit, burimet njerëzore dhe mbështetje për ekonominë. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments