7.2 C
Tetovo
E enjte, 7 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKushtetuesja hodhi poshtë nismën e VMRO- DPMNE-së lidhur me zëvendësimin e pasaportave...

Kushtetuesja hodhi poshtë nismën e VMRO- DPMNE-së lidhur me zëvendësimin e pasaportave me emrin e ri të shtetit

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos hapë procedurë për iniciativën e VMRO-DPMNE-së e cila e konteston nenin 3 të Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili obligonte që qytetarët t’i zëvendësojnë pasaportat me emrat e vjetër të shtetit deri më 12 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetueses obligimi i zëvendësimit të pasaportave del nga Marrëveshja e Prespës, e cila është marrëveshje ndërkombëtare dhe është pjesë përbërëse e rendit të brendshëm.

“Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat dhe faktet e theksuara, Gjykata konstatoi se janë të pabaza pretendimet në iniciativë se ky nen është antikushtetues, pasi me miratimin e këtij ligji në fakt është kryer harmonizimin me amendamentin 33 të Kushtetutës nga aspekti i afatit të zëvendësimit të dokumenteve ekzistuese të udhëtimit të cilat e përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, me dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues të shtetit”, thonë nga Gjykata Kushtetuese RMV-së.

VMRO-DPMNE, në iniciativën e saj ka theksuar se me skadimin e afatit të vlefshmërisë së pasaportës më herët se sa afati i deklaruar në dokument, shteti i vendos qytetarët në gjendje të humbjes së mbrojtjes juridike dhe sigurisë juridike. Megjithatë, Kushtetuesja deklarohet jokompetente në lidhje me atë se si është zbatuar zëvendësimi i pasaportave.

“Kur bëhet fjalë për mënyrën në të cilën është zbatuar zëvendësimi i pasaportave të vjetra me të reja, Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë. Periudha kohore në të cilin qytetarët kanë mundur t’i zëvendësojnë dokumentet udhëtuese ekzistuese që të kenë dokumente të vlefshme është periudha prej 1 korrikut 2021 kur është lëshuar dokumenti i parë udhëtues me emrin e ri të shtetit deri më 12 shkurt 2024, që do të thotë se qytetarët kanë pasur dy vjet e shtatë muaj kohë për zëvendësimin e dokumenteve të tyre të udhëtimit”, shtuan nga Gjykata Kushtetuese RMV-së.

Për pritjet e qytetarëve në rrëmuja në kushte jo të përshtatshme klimatike, Gjykata Kushtetuese thekson se rrethanat e tilla janë paraqitur për shkak të zbatimit jopërkatës të procedurës së zëvendësimit dhe rrethanave tjera. Megjithatë, për situatat e pakëndshme të qytetarëve, Gjykata Kushtetuese thekson se të njëjtat mund të jenë lëndë shqyrtimi para organeve tjera kompetente, por jo para Gjykatës Kushtetuese.

Zëvendësimi i pasaportave me emrin e ri të shtetit krijoi problem të madh te qytetarët e vendit të cilët ankoheshin se Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar pasaporta me emrin e vjetër të shtetit edhe pas korrikut të vitit 2021. Ndërkaq shteti i detyron t’i zëvendësojnë dokumentet edhe dokumenteve nuk u ka skaduar afati i skadencës. Kjo, përveç dëmtimit financiar, qytetarët i ka detyruar që të presin radhë në rrëmuja me muaj të mos mund t’i marrin dokumentet. MPB, sot nuk u përgjigj në pyetjet e Alsat se a ka përfunduar tërësisht procesi i zëvendësimit të pasaportave me emrin e ri të shtetit, sa është numri i pasaportave të lëshuar prej 1 janarit të këtij viti dhe nëse mbajnë evidencë se sa është numri i pasaportave që janë zëvendësuar edhe pse të njëjtit kanë pasur afat skadence. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments