4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaQeveria e përsërit se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Qeveria e përsërit se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Qeveria mbetet në qëndrimin se nuk duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm, theksoi zëdhënësja Marija Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media.

Ajo nuk i komentoi qëndrimet e opozitës se Qeveria në pesë muajt e kaluara nuk ka bërë asgjë për qytetarët, as për konkluzat e takimit mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas se për të mirën e vendit së bashku me zgjedhjet lokale duhet të mbahen edhe ato parlamentare.

“Si Qeveri mbetemi në qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme janë vetëm shpenzim shtesë”, u përgjigj Miteva. Për qëndrimin e LSDM-së opozitare se spekulimet për ndarje në parti vijnë nga kuzhina e pushtetit, nga Qeveria nuk kanë koment. “Është e qartë se bëhet fjalë për opsion politik ku ndodhin një numër i madh i problemeve, por si qeveri nuk do të komentojmë për atë se çfarë po ndodhë në kuadër të partisë së tyre politike”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments