5.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti priti euroambasadorin në RMV,Mihalis Rokas, kërkoi zgjedhje të përbashkëta parlamentare...

Ali Ahmeti priti euroambasadorin në RMV,Mihalis Rokas, kërkoi zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025

Nga BDI njoftojnë se në selinë e partisë në Tetovë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti priti ambasadorin e Bashkimit Europian, Mihalis Rokas. Nga BDI thonë se Ahmeti njoftoi ambasadorin Rokas që BDI është parti e cila për asnjë çast nuk lëkundet nga përcaktimi dhe orientimi euroatlantik, ndërsa në takim është theksuar nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me zgjedhjet lokale.

“Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, z. Ahmeti përkujtoi që BE dhe SHBA janë garantues të marrëveshjes së paqes dhe që marrëdhëniet ndëretnike janë rënduar shumë nga hapat e pamenduara të qeverisë për gjuhën shqipe, përkatësinë etnike, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj.  Maqedonia e veriut dhe maqedonasit nuk kanë humbur asgjë nga barazia me shqiptarët dhe shteti nuk është cënuar aspak nga zbatimi i marrëveshjes së ohrit.  Dialogu politik në vend duhet të respektojë legjitimitetin zgjedhor të përfaqësuesve legjitim të komuniteteve etnike sepse kështu mundësohet stabilitet, siguri dhe kohezion shoqëror. z. Ahmeti përsëriti që zgjidhje për këtë situatë të rënduar janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025”, thonë nga BDI. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments