-0.2 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKreditë e shpejta,Naser Zyberi-Obdusman: Zgjidhja e re ligjore ka zvogëluar problemet .“Përmbaruesit i...

Kreditë e shpejta,Naser Zyberi-Obdusman: Zgjidhja e re ligjore ka zvogëluar problemet .“Përmbaruesit i vazhdonin edhe lëndët e vjetërsuara”, gjykatat dhe përmbaruesit refuzuan ankesat

Avokati i Popullit, Naser Zyberi i ftuar në emisionin Daily Click në TV21, foli edhe për ankesat e qytetarëve për kreditë e shpejta.

Zyberi bëri të ditur se zgjidhja e re ligjore ka zvogëluar problemet me kreditë e shpejta.

Ankesat janë të ndryshme, por një numër i konsiderueshëm i ankesave kishte të bëjë me moszbatimin e ndryshimit të ligjit për marrëdhënie detyrimore për vjetërsimin e kërkesave të kreditorëve ndaj debitorëve. Që nga korriku i vitit të kaluar 2023 kur i bënë ndryshimet e këtij ligji, në të cilën parashihej që një akt përmbarues i dhënë nga Gjykata, Noteri, ose institucion tjetër kompetent, nëse kreditori nuk e paraqet kërkesën për zbatim deri te përmbaruesi në afat prej 5 vitesh ajo kërkesë vjetërsohej. Ndërsa kishte Noter, Përmabrues të cilët i vazhdonin procedurat e përmbarimit edhe për lëndë që ishin mbi 10 vjet”, tha në Daily Click në TV21, Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments