Donald Trump s’e ka fituar vetëm Shtëpinë e Bardhë. Ai po ashtu, u bë një miliard dollarë më i pasur të mërkurën.
Aksionet e kompanisë së tij, Trump Media, të cilat tregtohen nën simbolin “DJT”, janë rritur për 35 për qind në tregtimin paraprak, duke nënkuptuar një vlerë mahnitëse të tregut prej rreth nëntë miliardë dollar.
Trump është aksionari dominues në kompaninë e mediave sociale, e cila sipas CNN, ka të ardhura të pakta dhe po humb para.
Aksionet e presidentit të zgjedhur raportohet se kanë vlerë rreth 5.3 miliardë dollarë bazuar në tregtimin paraprak, nga 3.9 miliardë sa ishte në ditën e zgjedhjeve.
Natyrisht, këto janë vetëm fitime në letër dhe në praktikë do të ishte e vështirë për Trump që të shesë shumë nga këto aksione pa e ulur çmimin