2.1 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaEkonomiPër 15 vjet 240 milionë euro për shkallë interesi! “Shkalla e interesit...

Për 15 vjet 240 milionë euro për shkallë interesi! “Shkalla e interesit për kredinë hungareze s’është 3.25%, por 6.5%

Iluzioni kontabilist është shkalla e interesit prej 3,25% për kredinë hungareze, për shkak se shpenzimi i përgjithshëm ose shkalla efektive e interesit për kredinë është 6,5%. Këto janë reagimet e para të ekspertëve, pasi që Ministria e financave e pranoi se kanë pasur vështirësi në negociatat me bankat vendase me të cilat është arritur marrëveshje që shkalla e interesit prej 3,25% ndaj bankës hungareze Eksport Import të paguhet nga buxheti, ndërsa bankat do ta plasojnë kredinë prej 250 milion eurove ndaj kompanive me shkallë të interesit prej 3,25%.

Ministrja të premten deklaroi se shteti do ta subvencionojë shkallën e interesit ndaj bankës hungareze Eksport Import.

Përllogaritjet tregojnë se për huamarrjen prej 500 milionë eurove prej së cilës gjysma nga paratë janë të dedikuar për komunat, ndërsa gjysma tjetër për kompanitë, shteti për 15 vjet do t’i kthejë Bankës Eksport import 240 milionë euro për shkallë interesi. Kompanitë, nëse mbetet afati prej 15 viteve, do t’u paguajnë bankave vendase 120 milionë euro.

Ai thekson se nuk është e drejtë që huamarrjen ndaj bankës hungareze do ta paguajnë qytetarët përmes buxhetit, për shkak se shteti nuk arriti që të siguronte kushte të volitshme dhe marrëveshje me bankat vendase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments