7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVeting jo vetëm për funksionarët e BDI-së dhe LSDM-së por edhe të...

Veting jo vetëm për funksionarët e BDI-së dhe LSDM-së por edhe të VMRO-DPMNE dhe VLEN.Pra po se po, që nga viti 1992 ,por edhe nga viti 2002-2024 të hetohet shitja e pasurive shtetërore

www.telegrami.mk

Ali Ahmeti këtyre ditëve se si më kujtoi deklaratat e Arben Xhaferit në vitet 1993-2000,që ia bënte në publik PPD-së dhe LSDM-së(Branko Cërvenkovskit) ,Të hapet hetim përse shqiptarët u përjashtuan nga procesi i privatizimit të pasurisë së përbashkët të shtetit.Këto deklarata të Ali Ahmetit të vitit 2024 nuk përkojnë aspak me realitetin .Kohë e Arben Xhaferit ishte kohë e këmbënguljes nacionale dhe të identitetit shqiptar pa luftë..kohë e arsyeshmërisë së fjalës dhe kapacitetit intelektual…

Kohë e Ali Ahmeti kohë e ardhjes në pushtet me pushkë… Ali Ahmeti e ka për marketing ditor por të gabuar kontestin ….njerëzit nuk kanë harruar…Kohë e Ali Ahmetit pas lufte nga 2002-2024 ka mundur 10 herë ti shqyrtojë dhe ti kthejë nga fillimi këto procese ,

Në Kohën e Ali Ahmetit gjithë ashtu ndodhi privatizimi i pasurisë së shtetit nga 2002-2024 shembuj konkret të firmave më të forta …p.sh

ndodhën shitjet e pasurive shtetërore ESM iu shit EVN-së së Austrisë.. u morën ujin për pije qytetarëve për minihidrocentale private… .MAKEDONSKI TELEKOMUNIKACI-iu shit TELEKOMIT Gjermano-Hungarez..u shitën Zonat Industriale të ashtuquajtura TIRZ nëpër Maqedoni dhe kuptohet edhe në TETOVË….-u privatizua POSTA – poashtu Xeheroret gjithë andej…etj …humor shtetëror me shpronsimet e tokave për Korridorin 8.–Korridorin 10 ..autostradat nëpër Maqedoni por edhe Kalaja a Rozafës moderne rruga Bllacë -Shkup..Privatizim të shumë tokave- maleve të RM ku përjashtuan shqiptarët por iu lejua vetëm oligarkëve partiak të BDI-së ta ngjinë nga pak :

ALI AHMETI HESHTI 22 VJET… tash e përdor strategjinë e PDSH-së së Arben Xhaferit dhe Menduh Thaçit të viteve 1994-2001,në veprim politik…kur dihet që politika e PDSH -së u viktimizua nga Ali Ahmeti me luftën e 2001 …e tash Ali Ahmet kërkon me deklarata verbale të njëjtën gjë….këtë ia ka borxh të sqarojë opinionit shqiptar në RMV Ali Ahmeti..pse ndodhi lufta e 2001???

=======================================================================

Ali Ahmeti ,shpesh e rheksonte kur ishte në pushtet të fillojë vetingu për të gjithë funksionarët pa marë parasysh ngjyrën partiake dhe nacionale duke filluar të parët me të BDI-së nga viti 2001…duke nisur nga Ali Ahmeti…dhe mbetej në deklaratë verbale

Kur kjo analizohet dhe hulumtohet edhe nga ndërkombëtarët del deklaratë e pastër si uji …si kristali …por aspekti kohor nuk flet në dobi të Ali Ahmetit …Kush na e thotë?…Ali Ahmeti dhe BDI në pushtet qendror që nga viti 2002 dhe nuk ndërmorën me asnjë veprim me asgjë konkrete ..Veting mbet fjalë ajri..krejt ministrat e drejtësisë dhe zv/ministrat e MPB ,shumë gjykatës e shumë prokuroror ishin nga rradhët e BDI-së ,bile rasti i fundit më eklatanti që do të mësohet në literatura botrore kur një ish ministër një ish obdusman një ish-një ish e çka nuk ishte në kohën e Ali Ahmetit .me bekimin e Ali Ahmetit i përzgjedhuri… .Rasti i Ish Ministrit të Drejtësisë nga rradhët e BDI-së …Hixhet Mehmeti…Obdusmani i përjetshëm i propozuar nga BDI dhe nga BDI i përkrahur në Këshillin e Prokurorëve… Hixhet Mehmeti në fund të pangopjes së pushtetit doli me ballafaqim korrupsioni vetëm me 10.000 euro dhe me pranim faji mbylli storien .Masalla në shkallë shëndeti në ballë ,askush nuk mund ta hetojë më…

Hixhet Mehmeti është njëri ndër 10.000 të zgjedhurit e BDI-së në të gjitha postet qofshin komunale qofshin qeveritare…për 22 vite pushtet…MOS HAROJMË VETINGU është një proces që ka për qëllim të verifikojë aftësitë, integritetin dhe transparencën e individëve që mbajnë pozita publike, veçanërisht në sektorin e drejtësisë dhe në institucione të tjera të rëndësishme. Ky proces përfshin kontrollimin e pasurisë, lidhjeve të mundshme me aktivitete kriminale, si dhe të kaluara profesionale dhe personale.Vetingu është implementuar në disa vende për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar besimin e publikut në institucionet e drejtësisë. …Duke marë rastin konkret nxjeri ndërlidhje mozaiku se nuk do të ketë Veting në RMV …,krejt janë diku peng…

Nëse do të ketë VETING as VLEN nuk duhet të anashkalohet nga vetingu sepse dolën nga rradhët e BDI -dhe nga koalicionet me BDI në Qeveri …e kan ngji gishtin dhe dorën ….i thërras koshiencës me BDI në Qeveri të jesh…këta virgjin …e BDI e korruptuar…nuk shkon…

VMRO-DPMNE- LSDM morrën 99% e shitjes së kulaçit të pasurisë së përbashkët të shtetit dhe e gëlltitën …

VETING NUK DO TË KETË NË MAQEDONI TË VERIUT ….përveç nëse nuk do të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve me një prorektorat që nuk do të lejojnë situatën të eskalojë në luftë…sepse Rusisë i konvenon destabilizimimi i Ballkanit.

www.telegrami.mk

P.s Autori i tekstit Mesut Shabani viteve 1994 si korrespondent i RTK-nga Maqedonia brenda RTSH shumë intervista të shkurta ditore me Kryetarin e PPDSH-së aso kohe Arben Xhaferin trajtonim edhe temën e mospërfshirjes së shqiptarëve në privatizimin e pasurisë shtetërore më konkretisht bëhej fjalë për gjigandin ekonomik aso kohe Kombinatin Teteks në Tetovë…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments