3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTürkiye, të ardhurat nga turizmi këtë vit arrijnë në 46,9 miliardë dollarë

Türkiye, të ardhurat nga turizmi këtë vit arrijnë në 46,9 miliardë dollarë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), nga janari në shtator, vendi priti më shumë se 48 milionë vizitorë, duke shënuar rritje prej 8,3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Istanbul

Të ardhurat e Türkiyes nga turizmi arritën në 46,9 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të 2024, që është 6,6 për qind më shumë nga viti i kaluar, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), nga janari në shtator, vendi priti më shumë se 48 milionë vizitorë, duke shënuar rritje prej 8,3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Çdo turist ka shpenzuar mesatarisht 970 dollarë, që është 1,6 për qind më pak se një vit më parë.

Vetëm gjatë tremujorit të tretë, vendi gjeneroi 23,2 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi, me një rritje prej 3,9 për qind nga viti në vit.

Gjithsej 23,2 milionë njerëz vizituan Türkiyen në periudhën korrik-shtator, me një rritje vjetore prej 3,5 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments