17.3 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeKorridori 8, zv/ministrja ,Zekolli-Shaqiri: Ne e gjetëm procesin e shpronësimeve në fazë...

Korridori 8, zv/ministrja ,Zekolli-Shaqiri: Ne e gjetëm procesin e shpronësimeve në fazë shumë të ulët

Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri vlerëson se “Korridori 8” është një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor.

Sipas saj, përparimi në procesin e shpronësimeve të parcelave për ndërtimin e “Korridorit 8” ka qenë një përpjekje intensive dhe shumë e rëndësishme.

“Për këtë projekt madhor është e nevojshme shpronësimi i 4032 parcelave, ndërsa ne me krenari ju themi se deri sot kemi arritur të shpronësojmë 2432 prej tyre, që i bie mbi 50%. Ky rezultat tregon qartë për përkushtimin dhe angazhimin e gjithë ekipit dhe ecurinë me ritëm të shpejtë drejt realizimit të këtij korridori të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut”, thekson Shaqiri.

“Ne e gjetëm procesin e shpronësimeve në fazë shumë të ulët, me vetëm 3% të përfunduara. Mirëpo, organizimi i mirë i punës bëri që në një periudhë një mujore të arrijmë në përfundim të mbi 50% të shpronësimeve. Padyshim se ky është sukses i të gjitha palëve të përfshira në këtë proces. Fokusi ynë është i jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalizimin e shpronësimit të të gjitha parcelave. Një falënderim shkon edhe për zv.Drejtorin, Nazim Taipi dhe kolegët tjerë nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRRSH) për korrektësinë dhe bashkëpunimin që kanë treguar deri më tani në këtë proces. Me një ekip të këtillë, të përkushtuar maksimalisht, puna ka qenë kyçe deri në arritjen e këtij progresi të madh. Kjo na motivon ne për fazat e ardhshme. Me këtë përparim ne tregojmë se kur përkushtimi dhe bashkëpunimi është i pranishëm, synimet e mëdha bëhen realitet”, thotë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments