10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeSindikata e Policisë nuk pajtohet me rritjen e pagave të propozuar nga...

Sindikata e Policisë nuk pajtohet me rritjen e pagave të propozuar nga Qeveria Kurti

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) nuk pajtohet me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave. Në reagim, kjo sindikatë përshëndet çdo vendim të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe mbështet idenë që kjo rritje të jetë lineare për të gjithë punonjësit.

“Megjithatë, SPK vlerëson se shuma e propozuar për këtë rritje nuk përkon me nevojat reale të punonjësve, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe nivelin e pagave të policisë në shtetet e rajonit tonë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.

Mw tej thuhet se “Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh. Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë”.

Sipas sindikatws, kjo qasje do të siguronte një mbështetje të qëndrueshme ekonomike për punonjësit tanë, duke përputhur pagat me rritjen e kostos së jetesës dhe me standardet e rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments