15.6 C
Tetovo
E hënë, 28 Tetor, 2024
BallinaLajme“Shkakton shqetësim te instalimet e UDB-së në partitë opozitare”, Mickoski thotë se...

“Shkakton shqetësim te instalimet e UDB-së në partitë opozitare”, Mickoski thotë se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati pr/ligji për bashkimin e ASK-së dhe AK-së

Në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm pritet të jetë gati propozim ligji i qeverisë për bashkim të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Kundërzbulim, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Mickoski tha se kjo është reformë serioze e patjetërsueshme që është bërë edhe në vendet e tjera anëtare të NATO-s, siç është Kroacia dhe SHBA-të.E tani, e gjithë kjo shkakton shqetësim të caktuar te do të thosha instalimet e UDB-së që janë në partitë opozitare, që ende ekzistojnë, që kanë qenë në pozita udhëheqëse me vite të tëra, me dekada. Tani ata janë të shqetësuar sepse e dinë që ngadalë por sigurt, në sipërfaqe do të dalin të gjitha ato skandale dhe keqpërdorime që i kanë bërë në punën e tyre, por kjo nuk na shqetëson, shtesë na motivon dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim sepse kjo reformë është në përputhje me praktikën me vendet anëtare të NATO-s”, deklaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments