12.5 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Nikollovski: Kemi kontaktuar me palën kosovare për rrugën Tetovë-Prizren,për atë rrugë...

(VIDEO) Nikollovski: Kemi kontaktuar me palën kosovare për rrugën Tetovë-Prizren,për atë rrugë nuk është siguruar as projekt, as financim, as kontraktor ndërsa qeveria e kaluar, ose BDI për të qenë më konkret e prezantoi sikur të fillonte nesër.

Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë, përbërja e kaluar qeveritare nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për këtë. Kështu të paktën pretendon ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se  rruga magjistrale Prizren – Tetovë do të ndërtohet me një projekt të mirë, me sigurimin e financimit dhe me kontraktor të zgjedhur, për çka ai tha se, veç më janë në kontakt me palën kosovare.

 Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Atë që unë e kam bërë së bashku me drejtorin e NP Rrugë Shtetërore kemi kontaktuar me Qeverinë e Kosovës që bashkërisht të përgatisim projektimin e asaj rruge, ku gjithashtu duhet të ketë tunel, që të përgatisim projekt, të përgatisim dizajn të përbashkët dhe në bazë të kësaj, pas kësaj, të kërkohet financim dhe të kërkohet kontraktor. Në këtë moment, për atë rrugë nuk është siguruar as projekt, as financim, as kontraktor ndërsa qeveria e kaluar, ose BDI për të qenë më konkret e prezantoi sikur të fillonte nesër”.

Sa i përket autostradës Shkup – Bllacë, Nikollovski tha se, dy kilometrat e para të ndërtuara  përfundojnë në qorrsokak dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi se si kanë bërë dy kilometra autostradë që përfundojnë në rrugë pa krye dhe nuk lidhen me asgjë. Ai po ashtu shtoi se, vlerësimi për këtë autostradë nga 170 milionë është rritur në 240 milionë euro për shkak të trasesë dhe ka mundësi që me 20% aneks, të shkojë në 300 milionë euro. Sipas tij, kjo është një shumë, shumë e lartë për një autostradë 10 kilometra prandaj tha se, do të ndërtojnë autostradë me çmim më real.

Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

 “Kemi biseduar me Bankën Evropian për Ripërtërirje dhe Zhvillim dhe vendosëm për dy variante: varianti i parë është të shkojmë me procedurën aktuale që ka filluar dhe të shohim çfarë çmime do të marrim, nëse ajo që do ta tregojë asistenca teknike do të del e saktë dhe nëse del e saktë normal që edhe banka nuk do të lejojë të paguhen aq para ndërsa varianti i dytë, nëse vërtetohet kjo është të shohim të gjejmë zgjidhje e cila është optimale dhe për të njëjtën veç më është formuar grup punues dhe përgatitet studim fizibiliteti, zgjidhje e cila do të nënkuptojë ndërtimin e autostradës dhe çmime më reale”.

Nikollovski foli edhe për Korridorin 8, për të cilin tha se kanë filluar dialog me Bullgarinë, duke shtuar se do të ketë hekurudhë me Bullgarinë në atë moment që dy shtetet do të dakordohen që bashkërisht do ta përfundojnë hekurudhën.SHENJA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments