MPB njofton se gjatë bastisjeve në dy lokalcione janë kapur armë dhe municione, me çka janë ndaluar dy persona.
Me datë 22.10.2024 në ora 15:20, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë bastisur E.M.(53) nga fshati Bistricë, Manastir. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë pushkë, mbi 100 copë municione, si dhe pjesë të ndryshme armësh. E.M. është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.
Po ashtu, me datë 22.10.2024, në periudhën nga ora 10:30 deri në ora 11:30, zyrtarë policorë nga njësitë policore në Makedonski Brod në kuadërt të SPB Manastir, me urdhër të mëparshëm të gjykatës kanë kryer bastisje në fshatin Belica, në shtëpinë e D.I (46) nga fshati Belicë, Makedonski Brod, ku u gjetën municion të kalibrit të ndryshëm.
D.I. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.