3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga UNMIK në Kosovë, ky është dokumenti i CEFTA-s që u miratua...

Nga UNMIK në Kosovë, ky është dokumenti i CEFTA-s që u miratua më 9 tetor në Beograd

Më 9 tetor në Beograd është mbajtur një mbledhje e posaçme e Komitetit të CEFTA-s ku është ndryshuar vendimi 1/2007 për Rregullat e Procedurave me vendimin 1/2024, vendim ky që specifikon se të gjitha palët do të përfaqësohen nga ministri në detyrë për ekonomi, shkruan Gazeta Express.

Ky amendamentim ka rezultuar me largimin e UNMIK-ut dhe zëvendësimin e misionit me emrin e Kosovës me fusnotë, gjë që ka zhbllokuar edhe vendimmarrjen në CEFTA.

“Më 9 tetor 2024, u mbajt një takim i posaçëm i Komitetit të Përbashkët ku u miratua Vendimi 1/2024 për ndryshimin e Vendimeve 1/2007 për Rregulloren e Punës të Komitetit të Përbashkët dhe 8/2007 për Komisionin Përzgjedhës. Vendimi 1/2007 i ndryshuar me Vendimin 1/2024 thotë se të gjitha palët do të përfaqësohen nga ministri përgjegjës për marrëdhëniet ekonomike me jashtë (neni 2), ndërsa “Kosova*” është shënuar në sekuencën e kryesisë (neni 3). Vendimi 8/2007 i ndryshuar me Vendimin 8/2014 dhe me Vendimin 1/2024 tani thotë se anëtarët do të emërohen vetëm nga ministrat (paragrafi 4 i aneksit)”, kanë thënë nga Sekretariati i CEFTA për Gazetën Express.

 Ky vendim i ndryshuar është publikuar edhe në faqen e CEFTA-s dhe aty shihet emri i Kosovës të shënuar me fusnotë krahas shteteve të tjera.

Se Kosova do të shënohet me fusnotë e kishte konfirmuar dje edhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj. Në një konferencë për media, Zulfaj ka deklaruar se çështja e fusnotës trajtohet në marrëveshjen e arritur në Ohër dhe Bruksel dhe në rast të zbatimit të marrëveshjes, fusnota do të hiqet përgjithmonë.

Presioni ndaj Kosovës për të zhbllokuar vendimmarrjen në CEFTA ka qenë i madh, sidomos nga Gjermania. Emisari gjerman Manuel Sarrazin në prag të Samitit të Procesit të Berlinit kishte vizituar dy herë Kosovën me qëllim të bindjes së Qeverisë kurti për të pranuar ofertën gjermane për heqjen e masës së sigurisë për mallrat që futeshin në Kosovë nga Serbia në këmbim të zëvëndësimit të UNMIK-ut me Kosovën në CEFTA.

Pas një rezistence disa ditore, Kurti kishte urdhëruar heqjen e masës së sigurisë dhe zëvëndësimin e saj me kontrolle të shtuara kufitare vetëm në Merdarë, ndërkohë menjëherë pas kësaj, ka pasur mbledhja e CEFTA-s ku ka ndodhur edhe zëvnëdësimi i UNMIK me Kosovën, mbledhje kjo që u mbajt në Beograd./GazetaExpress/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments